Shqipëria
Monika Kryemadhi: Jam e lumtur për hapjen e llogarive në bankat e Zvicrës
“M’u bë shumë qejfi se janë hapur llogaritë e Zvicrës"
Në një emison televiziv në Shqipëri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar vendimin e Senatit të Zvicrës për hapjen e bankave në vendin e tyre. E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se i ishte bërë shumë qejfi që ishin hapur llogaritë në Zvicër dhe shtoi se do të duhej të hapeshin edhe në Singapor dhe Mauricio.
“M’u bë shumë qejfi se janë hapur llogaritë e Zvicrës, por do ishte mirë që të hapeshin edhe ato të Singaporit dhe Mauricios. Aty do të gjejmë edhe lekët e tërmetit pastaj”, tha Kryemadhi.
Duhet theksuar se Zvicra ka vendosur të shkëmbejë informacione mbi të dhënat bankare me shtetet e interesuara. Parlamenti zviceran ka aprovuar shkëmbimin automatik të të dhënave bankare me vende, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga vitit 2021, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













