E-Diaspora
“Momentet e bukura” të piktorit Gazmend Freitag
Piktori shqiptar që vepron në Austri, Gazmend Freitag, që nga data 22 tetor ka hapur ekspozitën e tij të radhës në Vjenë. Ekspozita me titull “Schöne Momente/ Momente të bukura”, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar të vitit 2016 në “Kunstplatz”, vazhdon të vizitohet nga dashamirët e artit të pikturës.
“Organizatorja e “Kunsplatz”, zonja Yumiko Ishi, më njoftoi kohë pas kohë për vizitat e shumta që i bëhen ekspozitës. Natyrisht se ky fakt më gëzon shumë”, tregon për albinfo.ch piktori Gazmend Freitag.
Kjo është ekspozita e dytë personale që piktori shqiptar ka hapur në Vjenë të Austrisë. Në janar të vitit 2014, në bashkëpunim më shkrimtarë shqiptarë kishte hapur ekspozitën “Impresione shqiptare”, e cila po ashtu ishte mirëpritur nga publiku shqiptar dhe i huaj.
Gazmend Freitag prej dhjetë vjetësh jeton në Vjenë të Austrisë, ndërkohë më herët kishte jetuar në Gjermani.
Ai praktikon të pikturojë ose të vizatojë me ndjeshmëri të hollë peizazhe nga vendlindja e tij ose motive nga mitologjia, por edhe akte dhe portrete në piktura në vaj, vizatime me tush dhe me laps. Shumë nga krijimet e tij në ekspozitën “Momente të bukura” janë të realizuara në stilin e modernes klasike në një kombinim në mes të impresionizmit dhe ekspresionizmit, të frymëzuara nga rrënjët e tij kosovare, pasionit të tij për Francën dhe nga përvojat e tij e përditshme në Austri.
“Të huajt e pëlqejnë shumë artin tim, por edhe tematikat shqiptare që unë i zhvilloj. E kam një ndenjë që pikërisht kjo më bën mua si një piktorë të veçantë në diasporë. Ndoshta kjo është edhe diçka e re për vetë austriakët. Unë jam anëtar i “Kunstprojekte” në Vjenë, ku president është zonja Ursula Pfeiffer, nga e cila rregullisht menaxhohem profesionalisht me ekspozita të ndryshme në Vjenë. Jam i lumtur që me dinjitet njerëzor respektohet dhe pëlqehet prejardhja dhe origjinaliteti im shqiptar”, shprehet ai.
Gazmend Freitag thotë se edhe gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me Ursula Pfeiffer kanë planifikuar për të hapur një ekspozitë tjetër.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














