Lajme
Momente gazmore: Dua ia sqaron Jimmy Kimmel-it fjalitë e çuditshme shqipe
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live” me Jimmy Kimmel në televizionin amerikan ABC, përcjell albinfo.ch.
Në këtë intervistë, ndër të tjera, Dua ka folur për albumin e saj më të ri dhe ka dhënë shumë detaje të reja për fansat e saj.
“Për këtë album kam shkruar 97 këngë në një fletore të thjeshtë”, ka thënë Dua.
Ndërkohë ajo që ka marrë vëmendjen më të madhe te publiku ka qenë momenti kur autori i emisionit Jimmy kishte zgjedhur t’i thotë disa fjali në gjuhën shqipe, për të cilat kërkoi sqarim nga Dua për kuptimin e tyre.
Fjala e parë, të cilën e tha në gjuhën shqipe Jimmy ishte “I ke bo rrush e kumbulla”.
“Wow nuk është keq”, ishte reagimi i Dua-s, tutje ajo duke thënë me theksin e pastër të gjuhës shqipe fjalinë, vazhdoi dhe i shpjegoi në gjuhën angleze kuptimin e saj.
“E kish ni drrasë mangi”, ishte fjalia e radhës të cilën e tha Jimmy.
E shoqëruar me të qeshura, Dua prapë shpjegon kuptimin e kësaj fjalie në gjuhën angleze.
“Sa për sy e faqe”, tha tutje Jimmy, ndërsa Dua sqaroi tutje kuptimin e fjalisë, ku tha se kjo paraqet diçka që bëhet vetëm për shfaqje.
“Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”, ishte fjalia tjetër të cilën e tha Jimmy, ku bashkë me të paraqiti edhe një foto të Duas të shkrepur për këngën e saj më të re “Training Session”, duke i thënë kështu të thanë ty kur e shkrepe këtë foto?
Ndërsa Dua e përmend edhe një fjali tjetër, kur thotë “Kap njanin, mshoj tjetrit”, dhe e sqaroi kuptimin e saj.
“Punë e mirë”, i tha Dua Jimmy-t, duke e përgëzuar për këto fjali në gjuhën shqipe.
https://www.facebook.com/watch/?v=916139920220520
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









