Lajme
Molla e kuqe, të gjitha vetitë kuruese

Përfshirja e mollës së kuqe në një regjim ushqimor, madje edhe në dieta specifike, ofron një sërë avntazhesh, pasi kjo frutë ndihmon për t’u ngopur më parë, por ka edhe një sërë vetish kuruese.
Mollët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të reduktuar problemet në aparatin tretës, si dhe parandalojnë disa lloje tumoresh. Molla e kuqe ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll nivelin e insulinës, pastron organizmin nga metalet e rënda në trup, si plumbi apo mërkuri.
Sipas mjekësisë kineze, kjo frutë forcon zemrën, përmirëson funksionimin e mushkërive dhe zvogëlon mukozat.
Studime të ndryshme thonë se ngrënia e një molle në ditë mund të reduktojë sëmundje të lëkurës, ndërsa ngrënia e pesë kokrrave në javë, ul rrezikun e sëmundjeve respiratore, si astma.
Mirëpo ngrënia e një kokrre molle para çdo vakti ndihmon për t’u dobësuar më lehtësisht për shkak të aftësisë për të ngopur dhe ka 50 – 80 kalori, në varësi të madhësisë.
Molla e kuqe është e pasur me vitaminë A, C si dhe përmban fosfor, hekur, kalcium dhe potas. Ndonëse nuk e zëvendëson dot furçën e dhëmbëve, ngrënia e një molle ndihmon në pastrimin e gojës dhe redukton dukshëm praninë e karieve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien...
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik
-
Kancelari i Austrisë kundër rritjes së moshës ligjore të pensionit