Lajme

Mohamed, emri më i përdorur në Angli

Pesë versionet e këtij emri e tejkalojnë emrin e preferuar të anglezëve, Harry

Bota perëndimore po bëhet gjithnjë e më kosmopolite. 

Në statistikat zyrtare angleze Harry është emri i preferuar i anglezëve, mirëpo nëse i mbledhim pesë versionet e emrit mysliman Muhamed, ai kalon në pozicion të parë, raporton e përditshmja «20 Minutes».

Nëse i mbledhim pesë versionet e këtij emri mysliman, d.m.th. Mohammed, Muhammed, Mohamed Muhammad e Mohammad, mbiemri britanik Harry do të binte në pozicion të dytë.

„Ky emër mund të jetë edhe më i popullarizuar pas medaljes së artë të Mohammed Farah gjatë vrapimit në 5000 metra në Lojërat Olimpike të Londrës”, thuhet të ketë deklaruar kanali televiziv amerikan „CNN“.

Rreth tre milionë myslimanë jetojnë në Britani të Madhe. Ishulli britanik llogarit 62 milionë banorë dhe në vit janë regjistruar 723.913 lindje. Emri Mohammed figuron në mbi 2% të këtyre foshnjave. Pastaj, në vendin e tretë dhe të katërt radhiten emrat Oliver dhe Jack.

Në Zvicër ky emër nuk figuron në top 50 emrat e fëmijëve të lindur më 2011, njofton Zyra Federale zvicerane e Statistikës.