Lajme
Mogherini priti në takime të ndara krerët kosovarë dhe ata serbë
Pas përfundimeve të takimeve bilaterale me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të dy delegacionet do të do të zhvillojnë një darkë pune, ku e pranishme do të jetë edhe Mogherini
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka filluar takimin në Bruksel me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Mogherini paraprakisht ka takuar presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, shkruan rtklive.com.
Pas përfundimeve të takimeve bilaterale me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të dy delegacionet do të do të zhvillojnë një darkë pune, ku e pranishme do të jetë edhe Mogherini.
Gjatë takimit, i cili besohet se do të zgjasë disa orë, do të tentohet të ulen tensionet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, pas provokimit që Serbia bëri me trenin dhe arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Takimi i sotëm është i nivelit më të lartë që kanë mbajtur Prishtina dhe Beogradi ndonjëherë.
Mogherini ka shpërndarë në fb dy fotografi, njërën ku shihet me krerët serbë, dhe tjetrën, me krerët kosovarë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










