Lajme
Mogherini: Pa demarkacion, s’ka viza
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini tha në Prishtinë, se pa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim vizash
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, iu ka rikujtuar lidershipit dhe qytetarëve të Kosovës se demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i pandryshuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këto komente ajo i bërë gjatë vizitës në Prishtinë, ku takoi presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ajo tha se “propozimi i Komisionit Evropian ishte shumë i qartë. Janë dy kushte të cilat duhet të plotësohen para se të bëhet liberalizimi i vizave”.
“Këto dy kushte janë që Kosova ta përmirësoj luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku ka përparime dhe kushti i dytë është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ku që nga vizita e ime e fundit vitin e kaluar nuk ka pasur përparime”, ka thënë Mogherini.
“Nëse Kuvendi e voton demarkacionin, ne, BE-ja do të lëviz shumë shpejt në procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Mogherini e cila para se të vinte në Prishtinë, qëndroi edhe në Shkup e Beohgrad.
“Është koha e fundit të ratifikoni Marrëveshjen me Malin e Zi dhe kjo do ta zhbllokoj liberalizimin e vizave. Ky është vendim në duart e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Mogherini, e cila iu bërë thirrje partive politike që ta kenë të qartë se kur janë në pyetje interesat e popullit, siç është liberalizimi i vizave, ato duhet ta tejkalojnë debatin ndër partiak dhe të gjejnë rrugën përpara.
“Besoj që partitë të gjejnë një formë pajtimi dhe ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Populli i Kosovës e dëshiron liberalizimin dhe nuk e meriton mungesën e konsensusit për liberalizimin”, është shprehur zyrtarja e lartë e BE-së, citon REL.
Tutje, Mogherini ka përshëndetur angazhimin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo tha se dialogu mbetet formë e pazëvendësueshme për normalizimin e raporteve midis dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndërkaq i ka kërkuar ndihmën politike Mogherinit dhe Bashkimit Evropian për të shtrirë ndikimit te opozita që ta mbështes demarkacionin me Malin e Zi. Njëherësh ka kërkuar edhe shtimin e presioneve politike mbi përfaqësuesit serb, që të kthehen në institucione.
“Kemi kërkuar ndihmën e Mogherinit që të kalojmë pengesat e krijuara me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me malin e Zi”, ka deklaruar Mustafa, sipas të cilit, kriteri i dytë, që ka të bëj me luftimin e krimit dhe korrupsionit, “Kosova ka shënuar përparime të dukshme”.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar që ky proces të vazhdoj.
“Ne e shohim dialogun me vendet fqinje, edhe me Serbinë si alternativë të pazëvendësueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimin e proceseve në Ballkan dhe Evropë, përkundër disa kundërshtimeve që i kemi nga opozita”, ka thënë Mustafa, i cili tha të ketë kërkuar nga mbështetjen e Brukselit që të kërkoj nga Beogradi për të ndal ndikimin te përfaqësuesit serbë të Kosovës.
Paraprakisht, Mogherini ka takuar ndaras në Prishtinë, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Kabineti i Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Thaçi ka vlerësuar se vizita e Mogherinit vjen në një moment më të mirë për Kosovën dhe rajonin.
“Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbështesë tërë rajonin në aspiratën e vet për t’u bërë pjesë e saj.
Kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një komunikate ka konfirmuar se temë qëndrore e takimit ka qenë çështja e marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ajo ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e partive parlamentare, përfshi edhe opozitën dhe përfaqësuesin e Listës Serbe.
Pas takimit me Mogherinin, përfaqësuesit e opozitës nuk e kanë ndryshuar pozicionin e tyre në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se BE-ja e ka vënë kushte demarkacionin për liberalizimin e vizave, por nuk është qëndrim i BE-së që Marrëveshja aktuale me Malin e Zi duhet të ratifikohet. Sipas tij, ratifikimi mund të ndodhë kur të bëhet përmirësimi i shënjimit të vijës kufitare, ngase marrëveshja aktuale, sipas tij, është e padrejtë dhe në dëm të tërësisë territoriale të Kosovës.
Një pikë tjetër në të cilën është ndalur opozita ishte edhe diskutimi me Mogherinin në lidhje me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Ata kanë kërkuar që BE-ja të përdorë ndikimin e vet që të lirohet Haradinaj dhe të lejohet të kthehet në Kosovë si dhe që të shfuqizohen fletarrestimet e Serbisë ndaj zyrtarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









