Gruaja
Modelistja shqiptare nga Zvicra fiton kontratë në Paris
Vitin e kaluar nuk arriti të realizojë synimin për t’u bërë “Miss Zvicra”, por ëndrra e saj për të pushtuar pistat e modës botërore ende vazhdon. Modelistja shqiptare nga Zvicra, Donika Krasniqi, sapo ka fituar një kontratë ndërkombëtare nga një agjenci e njohur e modës në Paris.
Për Donika Krasniqin viti 2015 nuk kishte si të fillonte më mirë sesa kështu. Ish-kandidatja për “Miss Zvicra 2014” që nga janari i këtij viti ka bërë një kontratë me agjencinë e modës nga Parisi “Jana Hernette Modelscouting”.
Ndonëse 20-vjeçarja nuk arriti të jetë pjesë e finales së “Miss Zvicra 2014”, ajo ka arritur që në atë kohë të bindë agjencinë. “Gjatë pjesëmarrjes së saj në “Miss Zvicra” ajo na ka pëlqyer shumë”, thotë agjentja Charlotte për gazetat zvicerane, transmeton albinfo.ch. “Donika ka një potencial të madh që të bëhet një modeliste komerciale”, shprehet e sigurt agjentja.
Para së gjithash, vajza e cila jeton në Neuchatel e ka një figurë shumë të përshtatshme për reklama të ndryshme. “Ajo është perfekte për fotomodele, për fotografi të revistave, për reklamimin e produkteve të flokëve dhe bukurisë si dhe për veshje të brendshme të femrave”, nënvizon Charlotte.
Prandaj vajza me prejardhje nga Kosova ka paketuar valixhet e saj dhe këto ditë pritet të udhëtojë për në qytetin e dashurisë: “Unë do të rri më shumë se dhjetë ditë në Paris”, shpjegon Donika Krasniqi.
Orari i termineve të saj është shumë i ngjeshur, ku do të bëjë foto sesione të ndryshme. Edhe pse atje do të jenë modeliste të shumta ndërkombëtare, për modelisten Krasniqi konkurrenca nuk paraqet aspak frikë. “Jam shumë e motivuar për ta pushtuar kryeqytetin e modës”, ka thënë Donika, raporton albinfo.ch.
Pas qëndrimit të saj në Paris, Donika do të kthehet sërish në Zvicër për të përfunduar studimet e saj në degën e artit, ndërsa prej verës do të jetë tërësisht e përkushtuar në rrugëtimin e saj për t’u bërë një modeliste e njohur ndërkombëtare.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










