Lajme
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA)
Gastroenterologu nga Kosova pranohet në shoqatën prestigjioze amerikane AGA
Gastroenterologu kosovar Krenar Reshitaj, specialist i Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë, është pranuar si anëtar me të drejta të plota i American Gastroenterological Association (AGA), një nga shoqatat më prestigjioze dhe me ndikim në fushën e gastroenterologjisë në nivel ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.
AGA përfaqëson një organizatë me reputacion të lartë global, e njohur për kontributin e saj në hartimin e udhëzimeve klinike, zhvillimin e kërkimit shkencor, si dhe promovimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të sistemit tretës.
Anëtarësimi i Dr. Reshitajt në këtë organizatë pasqyron përmbushjen e standardeve të larta profesionale dhe shkencore që kërkohen nga AGA, si dhe angazhimin e tij për ndjekjen e praktikave bashkëkohore mjekësore.
Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe njëkohësisht një kontribut domethënës në avancimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë, duke reflektuar përfshirjen e profesionistëve kosovarë në strukturat më të rëndësishme mjekësore ndërkombëtare. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft Ekspertja shqiptare e teknologjisë merr rolin e “Corporate Vice President” dhe “General Manager”, duke shënuar një... -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












