Lajme
Mjeku shqiptar që trajtoi të lënduarit e sulmit: Terroristi nuk përfaqëson shqiptarët
Ortoped – Traumatolog, Dr. Bujar Muqolli – Kryemjek i Klinikës Spitalore më të njohur në Vjenë e Austri ‘Donauspital’, është shqiptari nga Kosovës i cili bashkë me vëllain mjek Dr. Fisnik Muqollin, për vite të tëra janë bërë të njohur në Austri, duke ngritur namin shqiptarë në mjekësinë evropianë.
Ortoped – Traumatolog, Dr. Bujar Muqolli – Kryemjek i Klinikës Spitalore më të njohur në Vjenë e Austri ‘Donauspital’, është shqiptari nga Kosovës i cili bashkë me vëllain mjek Dr. Fisnik Muqollin, për vite të tëra janë bërë të njohur në Austri, duke ngritur namin shqiptarë në mjekësinë evropianë.
Në një intervistë ekskluzive për ‘RADIO 1,’ të zhvilluar në mbrëmje me kryeredaktorin e saj, Fitim Behlulin, Dr. Bujar Muqolli rrëfen anën tjetër të ngjarjes, Atë të betejës për të shpëtuar jetët e të lënduarve dhe plagosurve, viktima të pafajshme. Dr. Muqollli që mbrëmë ishte në vijën e parë të frontit në kliniken ‘ Donauspital’, nuk flet pa emocion për ngjarjen, përcjell Albinfo Austria.
“Ishte ora 22:00 afërsisht kur ne morëm informatë se po ndodhë diçka e keqe në Vjenë dhe duhet të përgatiteni për të pritur dhjetëra e ndoshta qindra të lënduar. Në minutat e para pak dihej… Mora masat e menjëhershme. Referova të ngritët shkalla e gatishmërisë dhe menaxhuam fazën pritëse, sepse kuptohet krejt bota jemi edhe në ngarkesë protokoli me Covid 19. Rastet e para na erdhën shumë shpejt, diku në ora 22:30. Ishin viktima që kishin marrë plagë e lëndime të rënda nga sulmet. Në Spitalin, Klinikën tonë si më e njohura, trajtohen, referohen raste të rënda. Në total deri në mesnatë ne pranuam shtatë raste, të tjerat raste, më të menaxhueshme janë referuar në qendra tjera. Rastet që pranuam në ekip, ja dolëm ti shpëtojmë. Të gjithë i nxorëm, gjendja ishte e rëndë dhe mbetet, mirëpo mund të them i nxorëm nga rreziku i madh.”-thotë Muqolli në ‘RADIO 1’.

Duke folur për ‘RADIO 1’, Dr. Bujar Muqolli shpjegon momentin e trishtë, kur e kuptoi se sulmuesi ishte shqiptarë.
“Gjatë punës, pas një qarku kohor, e kuptova se sulmuesi ishte shqiptar. Nga media e mësova, nuk ma thanë kolegët austriak. Keq, u ndjeva shumë keq, shumë jam prekë. U turpërova! U ndjeva mjaft i mllefosur. Por… ka edhe diçka që duhet tja them opinionit. Diçka që qëndron dhe është e vërtet e cila më lehtësoi mua por duhet ti lehtësoi të gjithë shqiptarët. Ajo është se, këtu në çdo komunikim të ngushtë e të gjerë, në një shtet siç është Austria, ku ekziston harmonia, terroristin në fjalë, askush nuk e sheh si shqiptarë. Në bindjen e thellë të tyre, ai nuk përfaqëson identitetin shqiptarë. Shqiptarin e njohin kudo, ja njohin traditën, veset, zakonet. Ai nuk është shqiptarë, ai përfaqëson terroristin. Terrorizmi komb nuk ka, terrorizmi fe nuk ka. Kjo na forcon e lehtëson.”-shton Dr. Muqolli.
Kryemjeku shqiptarë që nën mantelin e bardhë u bë edhe kryeheroi shqiptarë i mbrëmjes së shkuar në ‘Donaustadt Clinic’ Dr.Bujar Muqolli, rrëfen se rreth mëngjesit, policia Austriake ka sjellur edhe njërin prej të dyshuarve për trajtim, i cili ishte plagosur.
“Rreth mëngjesit kemi pranuar edhe një të plagosur nga pala e të dyshuarve. E ka sjell policia austriake. Kanë qenë kolegët tjerë, që u ka ka rënë të merren drejtpërdrejt me të, mirëpo nga informatat që më erdhën, nuk ishte shqiptar. Kishte një emër tjetër.”-tha Muqolli.
I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopek në Tetovë. Nga sulmet terroriste në këtë shtet humbi jetën edhe shqiptari tjetër viktima Nexhip Vrenezi
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










