Lajme
Mjeku shqiptar në Vjenë: Mos kini frikë nga vaksina, unë sapo e mora
“Marrja e vaksinës është e vetmja shpresë t’i kthehemi jetës normale”, ka thënë doktor Muqolli në një prononcim për “albinfo.at”
Ortoped – Traumatologu, Dr. Bujar Muqolli, kryemjek i njërës nga klinikat më të njohura spitalore në Vjenë, “Donauspital”, është ndër të parët shqiptarë që është vaksinuar ndaj koronavirusit në Austri.
Ai së bashku me stafin e tij mjekësor, sot ka bërë vaksinimin në vendin e tij të punës në “Donauspital”.
“Edhe ne mjekët po vaksinohemi. Edhe unë sapo e mora vaksinën. Askush nuk duhet të ketë frikë dhe të jetë skeptik ndaj vaksinës. Uroj dhe shpresoj që vaksinimi im të jetë një motiv për ta marrë edhe të tjerët. Marrja e vaksinës është e vetmja shpresë t’i kthehemi jetës normale”, ka thënë doktor Muqolli në një prononcim për “albinfo.at”.
Ai së bashku më vëllain e tij, Fisnik Muqollin janë bërë emra të njohur jo vetëm në spitalin ku ata të dy punojnë, por kanë ngritur edhe emrin e shqiptarëve në mjekësinë evropiane.
Vaksinimi në Austri ka filluar që nga 27 dhjetori. Fillimisht vaksinimi është duke u kryer në shtëpitë e pleqve dhe stafet mjekësore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










