Lajme
Mjeku nga Ticino kërkon vaksinimin e banorëve kundër gripit sezonal
Mjeku Kantonez nga Ticino thotë se duhet të fillojnë të vaksinojnë sa më shumë njerëz të Ticines kundër gripit sezonal, përndryshe mund të përballen me një kaos.
Mjeku kantonez Giorgio Merlani nga Ticino po planifikon fushatën e vaksinimit të gripit sezonal. Ai dëshiron të parandalojë valën e gripit dhe një valë tjetër të koronavirusit në Zvicër ose Ticino në të njëjtën kohë.
“Kjo do të ishte jashtëzakonisht problematike,” thotë Merlani.
Sipas tij, së pari është e vështirë për pacientët me kollë dhe ethe të tregojnë nëse është një rast i Covid apo gripit. Së dyti, ekziston edhe një kurs i rëndë i gripit, i cili ka një ndikim në kapacitetin spitalor, si dhe në shtretërit e reparteve të kujdesit intensiv dhe infermierisë.
“Ne nuk mund ta lejojmë këtë në dimër 2020/21 kur të vijë një valë e dytë korona,” paralajmëron Merlani.
Kjo është arsyeja pse zyrtarët e shëndetit Ticino dëshirojnë sa më shumë njerëz që të jenë të mundur të vaksinohen kundër gripit. Në mënyrë të veçantë, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike. Po ashtu edhe nënat dhe fëmijët.
“Ndoshta edhe fëmijët, sepse ne e dimë se fëmijët janë një lloj motorik në infeksionin e gripit – dhe nëse fëmijët janë më pak të ndjeshëm, virusi qarkullon shumë më pak.”, thotë ai
Sukses më i madh i vaksinimit sipas tij do të ishte nëse vaksina do të bëhej falas.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












