Maqedonia
Mjekja shqiptare Alinda Ramadani tregon pse braktisi Maqedoninë e shkoi për punë në Gjermani
Meritat profesionale për të arritur deri tek specializimi dhe korrupsioni ishon ndër shkaqet që detyruan doktoreshën e re Alinda Ramadani të braktiste Maqedoninë e Veriut e të merrte rrugën drejt Gjermanisë për të vazhduar karrierën e saj.
“Për profesionin tim është shumë e vështirë të arrihet diçka atje (në Maqedoninë e Veriut), duke marrë parasysh korrupsionin që është gjatë përfitimit të së drejtës për të specializuar; pagat e ulëta, diskriminimi i cili është evident jo vetëm mbi baza gjinore, po edhe mbi baza nacionale. Këto janë disa nga arsyet që u largova për sa i përket aspektit profesional”, tha ajo për rel, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash, doktoresha me prejardhje nga Shkupi tregon se vetëm viti i parë ka qenë i vështirë për të, pasi është dashur të kompletojë dokumentacionin e nevojshëm dhe njëkohësisht t’u nënshtrohet provimeve plotësuese. Mirëpo, më pas, siç shprehet ajo gjithçka në aspektin e ngritjes profesionale si mjeke ka qenë më e lehtë.
“Aspak nuk ka qenë e vështirë të gjej punë. Punë kam gjetur menjëherë. Në fillim është pak vështirë se është një zinxhir i mbledhjes së dokumentacionit, por unë kisha fat se kisha një kushëri që më ndihmoi që në afat rekord t’i kryeja punët administrative dhe të filloja me punë menjëherë”, thekson Ramadani duke shtuar se profesioni si mjek ofron pafund vende pune.
“Aktualisht, ku punoj si mjeke në një klinikë këtu në Berlin, jam shumë e kënaqur edhe me ekipin mjekësor, mundësinë që të mësoj nga të tjerët që janë më të avancuar në këtë profesion. Ekipi, njëri me tjetrin, janë shumë të afërt dhe gjithmonë të gatshëm për ndihmë kur duhet”, tregon ajo.
Ndërkohë, autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut nuk japin të dhëna se sa është numri i mjekëve që janë larguar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











