Lajme
Mjekët zviceranë: Turistët që ktheheshin nga jashtë, sollën “mikrobe rezistente”
Sipas mjekëve në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG)
Pacientë të shumtë me Covid që duhej të riatdhesoheshin në Zvicër nga spitalet e huaja pas pushimeve verore, “importuan” jo vetëm vetë virusin, por edhe “baktere rezistente”, sipas mjekëve në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG), përcjell albinfo.ch.
“Që nga gushti, 100 për qind e të gjithë pacientëve me Covid që janë zhvendosur këtu, nga njësitë e kujdesit intensiv jashtë vendit kanë qenë bartës të baktereve shumë rezistente”, tha Stephan Harbarth, mjek i lartë në higjienën spitalore dhe sëmundjet infektive në HUG.
Problemi kryesor me këto baktere është se ato nuk reagojnë ndaj antibiotikëve më të përdorur dhe për të parandaluar përhapjen e këtyre mikrobeve, pacientët e infektuar duhet të zhvendosen në dhoma private, duke kontribuar në mungesën e shtratërve.
Spitali Universitar në Cyrih (UHZ) po përballet me një situatë të ngjashme, pasi “mikrobet mbi të cilët antibiotikët e zakonshëm nuk funksionojnë më, janë gjetur në mënyrë të përsëritur te pacientët e riatdhesuar”, sipas Walter Zingg, kryemjek i UHZ për sëmundjet infektive dhe higjienën spitalore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












