Lajme
Mjekët në SHBA rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç

Në SHBA është rekomanduar vaksinimi me ‘Pfizer’ edhe për fëmijët e grupmoshës nga 5 në 11 vjeç. Pediatri Matthew Harris i Qendrës Mjekësore të Fëmijëve në Nju-Jork, u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.
“Ne e dimë se ka pasur 6 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara nga zero deri në 18 vjeç që janë diagnostikuar me COVID, një milion në muajin shtator dhe 1.9 milionë prej tyre kanë qenë midis moshës 5 dhe 11 vjeç . 8400 prej tyre janë shtruar në spital. Ka nevojë urgjente për vaksinim. Të dhënat që dolën nga ‘Pfizer’ janë mbresëlënëse. Unë jam prind i binjakëve vetëm 7 vjeç dhe e kuptoj që kjo është një zgjedhje e vështirë për t’u bërë nga prindërit. Por, kjo është mënyra më e lehtë për t’i mbajtur fëmijët e sigurt”, thotë pediatri.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së të premten autorizoi ‘Pfizer Inc’ për moshën 5 deri në 11 vjeç.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor