Shkurt.ch
Mjekët harrojnë në barkun e pacientes objektin metalik të madhësisë së një këpuce!
Është dashur një kontroll i thjeshtë në skanerin për kongtroll të sigurisë në aeroportin e Cyrihut për të zbuluar objektin e tepërt në barkun e gruas 49 vjeçare, ku kishte qëndruar afër 3 vjet
Mjekët në një spital të Cyrihut, pas operacionit të kryer kanë harruar në barkun e një pacienteje një pjesë metalike të gjatë 28 centimetra, në formë të shuallit të këpucës. Të një këpuce numër 44, madje! Ankesave të pacientes për dhembjet që ndiente, mjekët, edhe pas kontrollimeve të bëra, u ishin përgjigjur se fjala ishte për paraqitje të natyrës psikosomatike, ose edhe për simulim, shkruajnë mediat zvicerane sot.
Por, është dashur një kontroll i thjeshtë në skanerin për kongtroll të sigurisë në aeroportin e Cyrihut për të zbuluar objektin e tepërt në barkun e gruas 49 vjeçare, ku kishte qëndruar afër 3 vjet,transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një pjesë metalike e cila përdoret për të mbrojtur organet e trupit gjatë qepjes pas operimit. Këtë pjesë metali e ka hequr dje kirurgu Hani Oweira me sukses nga trupi i gruas.
Beat Meier, që e përfaqëson gran e dëmtuar ka thënë për tele Züri se klientja e tij do të kërkojë dëmshpërblim.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











