Zhvillim
Mjekët austriakë iu dalin në ndihmë fëmijëve kosovarë

Një ekip mjekësh austriakë të dërguar nga shoqata humanitare në Austri “Allianz für Kinder” është duke qëndruar këto ditë në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme ata kanë vizituar dhjetëra fëmijë në Shtëpinë e Shëndetit në Istog, ndërsa me dhjetëra të tjerë do t’i vizitojnë gjatë ditës së sotme.
“Mjekët austriakë dje tërë ditën kanë qëndruar në Istog, ku kanë vizituar rreth 40 fëmijë me sëmundje të ndryshme. Sot paradite do të janë në “Aviano” në Sllatinë, ku do të vazhdojnë me vizita të tjera të fëmijëve”, tha për albinfo.ch Fatime Blakaj, kosovarja e cila prej vitesh punon për organizatën “Allianz für Kinder (Alianza për fëmijë).
Sipas zonjës Blakaj, e cila kësaj radhe për shkak të kujdesit ndaj pacientëve të tjerë në Austri nuk kishte udhëtuar bashkë me grupin mjekësor, theksoi se mjekët austriakë gjatë kthimit nga Kosova do ta sjellin Qendresa Malajn në Austri për trajtim mjekësor. “Nesër do të na vijë edhe Qendresa Malaj. Urojmë që edhe ajo të gjejë shërimin si mijëra fëmijë të tjerë”, pohoi Fatime Blakaj.
Vizitat e fëmijëve duhen të janë deri në moshën 13-vjeçare dhe kryesisht ata të cilët kanë problem ortopedike si dhe sëmundje të zemrës. Pas diagnostikimit nga mjekët austriakë, rastet më emergjente dërgohen për trajtim mjekësor në Austri dhe të gjitha shpenzimet mbulohen nga shoqata austriake.
Përmes kësaj shoqate humanitare deri më tash janë trajtuar mbi 1800 pacientë, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa një numër i vogël ka qenë edhe nga Moldavia, Afganistani dhe Gaza. Përveç drejtorit të shoqatës, Michael Schodermayr, i cili ka kontributin më të madh për këtë ndihmë, pjesë e kësaj organizate është edhe Fatime Blakaj nga Istogu, një grua e palodhshme që mbi 20 vjet merret aktivisht vetëm me këtë punë.
E-Diaspora
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak” "Nuk isha unë por ishte vëllai binjak": Kështu përpiqet vazhdimisht të shmangë gjobat, një shofer me...
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
-
I riu nga Kosova zgjedhet lojtari më i mirë i klubit italian Udineze
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri