Lajme
Mjegulla bllokon aeroportin e Shkupit
Në mëngjes në orën 8:00 ka fluturuar vetëm një aeroplan për në Cyrih. Janë anuluar fluturimet për në Vjenë, Budapest, Zagreb, Beograd etj.

Pothuajse të gjitha fluturimet dhe aterimet e parapara në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup sot janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur, bëjnë të ditur zyrtarët e Aeroportit të Shkupit.
Në mëngjes në orën 8:00 ka fluturuar vetëm një aeroplan për në Cyrih. Janë të anuluara fluturimet për në Vjenë, Budapest, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Bursë.
Mjegulla në mëngjes nuk mundësoi as aterimin e aeroplanëve nga Budapesti, Cyrihu, Bursa dhe Vjena. Një pjesë e tyre kthehen, ndërsa një pjesë tjetër drejtohen për në Ohër.
Nga aeroporti i Shkupit informojnë se qarkullimi ajror do të normalizohet nëse këtë e lejojnë kushtet kohore.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri