Lajme
Mjedra e manaferra, po shkojnë si “avlla”
Vetëm brenda një javë, rreth 5000 kilogram dredhëza vjeshtore, manaferra dhe mjedra, janë shitur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Ministra e Bujqësisë po i subvencionon bimët e imta
Kultivuesit e dredhëzave vjeshtore, mjedrave dhe manaferrave shprehen të kënaqur me prodhimin dhe shitjen e këtyre kulturave bujqësore në Kosovë. Vetëm brenda një jave, rreth 5000 kilogram të këtyre produkteve, janë shitur vetëm në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Bujqësisë, e cila edhe ka organizuar panairin javor të dredhëzave, mjedrave dhe manaferrave, rreth 700 kg ose rreth 2500 euro, ka qenë mesatarja e shitjes ditore të këtyre produkteve.
Me prodhimin e këtyre kulturave po merren 13 kultivues, të cilët u vizituan edhe nga ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe zëvendësdrejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, Chris Edwards.
Ministri Stavileci tha se tash edhe kultivuesit e pemëve të imëta janë duke i rritur sipërfaqet e mbjella dhe se panairet e tilla do të organizohen edhe viteve të ardhshme.
“Ne si ministri, përmes projekteve të ndryshme jemi duke përkrahur fermerët dhe kultivuesit e pemëve të imëta, si mjedra, manaferra, boronica dhe dredhëza, sepse prodhimtaria e tyre është shumë profitabile dhe rentabile”, tha Stavileci, sipas të cilit, kthimi i investimeve bëhet më shpejt tek këto kultura bujqësore.
Në të kaluarën, sipas tij, ka pasur mungesë të këtyre pemëve, ndërsa tregu kosovar ka qenë i vërshuar me prodhime të huaja.
“Ndërsa tash e shohim se një pjesë e madhe e fermerëve po ka mundësi që t’i furnizojë pikat e shitjes dhe supërmarketet, me pemë të imëta të freskëta, por në anën tjetër do ketë edhe mundësi të reja që të kalohet edhe në fazën e përpunimit dhe diversifikimit të prodhimeve të tyre”, tha ministri.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i USAD-it, Chris Edwards, tha se sapo kanë promovuar strategjinë e re në Kosovë dhe bujqësia, deri në vitin 2018, do të jetë njëra prej komponentëve më të forta të kësaj strategjie.
“Pata kënaqësinë që t’i provojë disa nga pemët e imëta të fermerëve kosovarë dhe janë të kualitetit të lartë botëror. Kosova duhet të jetë krenare për përparimin e bujqësisë dhe për gjithë punën e suksesshme që është bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë”, tha Edwards.
Lansimi i mjedrave të freskëta në tregun e Kosovës dhe lidhja e tyre me supërmarketet është bërë me përkrahjen e programit të USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi”, ndërsa qëllim tjetër i këtij organizimi ishte edhe promovimi i varietetit të ri “Polka” të mjedrës dhe varietetit vjeshtor të dredhëzës “Albion”.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, prodhimtarinë e dredhëzës, mjedrës dhe manaferrës sivjet e ka përkrahur me 300 mijë euro, derisa me investimet e bëra gjatë vitit të kaluar ka përkrahur 56 kultivues të pemëve të imëta me rreth 100 mijë euro.
Kurse, në vitin 2011 ka përkrahur 39 kultivues të pemëve të imëta me rreth 72 mijë euro për ngritjen e 7.63 hektarëve të rinj.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













