Lajme
Mitrovicë:Serbët sinjalizojnë se do të tërhiqen barrikadat
Përfaqësues të serbëve në veri të Kosovës kanë porositur të tubuarit në barrikadën kryesore në Rudare, se është obligim i popullit serb të qëndrojë përkrah shtetit amë të Serbisë dhe të respektojë vendimet e Beogradit.
“Shteti i Serbisë po qëndron me ne dhe po përkrah veprimet tona, ndërsa obligimi ynë është të qëndrojmë përkrah shtetit tonë, sepse kjo është në interes të të dyja palëve”, ka thënë kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Krstimir Pantiq.
Sipas tij, presidenti serb Boris Tadiq, qëndron fuqishëm me popullatën serbe në Kosovë dhe se nuk do të lejojë që dikush me dhunë të realizojë qëllimet e veta.
Kurse i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka përcjellë mbështetjen e Tadiqit për serbët e Kosovës në përgjithësi dhe atyre që po qëndrojnë në barrikadë. Sipas tij, Tadiq ka apeluar që serbët në mënyrë të qetë t’i realizojnë kërkesat e tyre.
Takimi i përbashkët i të ashtuquajturve deputetëve të katër komunave në veri të vendit, ku do të diskutohet rreth marrëveshjes së KFOR-it me zyrtarët serbë, si dhe për fatin e barrikadave, do të mbahet të martën në Leposaviq.
Sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se barrikadat sipas të gjitha gjasave do të largohen pas këtij takimi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













