Futboll
“Mirror”: Kjo është e ardhmja e Xherdan Shaqirit
Liverpooli e vendosur për Xherdan Shaqirin
Pa dyshim që sezoni që është duke u zhvilluar nuk ka qenë më i miri për Xherdan Shaqirin me skuadrën e Liverpoolit, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse tash e një kohë Shaqiri është lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra angleze, kjo duket e pamundur për klubin anglez.
Para pak dite ekipi italian, Roma, kishte interes për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Por është bërë e ditur se Liverpooli do të refuzojë çdo ofertë që vjen në drejtim të futbollistëve të tyre këtë afat, e gjithashtu edhe për Xherdanin.
Sipas “Mirror”, klubi ia ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk ka asnjë shans që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klopp ka shprehur një dëshirë të fortë për të mbajtur skuadrën e tij të parë që ka tani deri në fund të sezonit, pasi ai planifikon një rrugë të sigurt drejt trofeut të Premier League. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











