Kosova
Mirëpritet nisma e Qeverisë Kurti për të paditur Serbinë për gjenocid
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se po bëhen përgatitjet për të ngritur padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me argumentin se ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë, e ka përshëndetur këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.
“Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Arritja e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë do t’i kontribuojë paqes në këtë pjesë të botës dhe do të jetë një kontribut për parandalimin e akteve të tilla të shëmtuara në të ardhmen anekënd botës”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre, raporton Kosova Press, transmeston Albinfo.ch.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” thekson se do të angazhohet në vazhdimësi për të dhënë kontributin e vet maksimal në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










