Kosova
Miratohet statuti i ri për Trepçën
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka miratuar draftin e ri të statutit të Trepçës, draft të cilin ditë më parë Komisioni për Zhvillim Ekonomik ia pati kthyer Qeverisë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se statuti i Trepçës i plotëson të gjitha kriteret, si dhe ka përkrahjen e të gjitha palëve. Pas Qeverisë, edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik e ka votuar draft-statutin për Trepçën.
Megjithatë, ka pasur shumë ankesa, sidomos nga deputetët opozitarë që janë pjesë e këtij komisioni – LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ata, përfshirë edhe ministrin Valdrin Lluka, thanë se ka gabime teknike, logjike dhe ligjore. Por ministri ka thënë se ende ka vend për ndryshime ligjore.
Pajtueshmëri për votimin është arritur edhe më drejtuesit e Bordit dhe Sindikatës së Trepçës. Lluka ka thënë se votimi i këtij draft-statuti është lajm i mirë, pasi që në këtë drejtim kanë qenë të vonuar.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












