Lajme
Miratohet me shumicë votash Ligji i Amnistisë
Megjithë kundërshtimet e opozitës dhe shoqërisë civile, ligjvënësit kosovarë pas një debati të nxehtë kanë miratuar me 91 vota Pro ligjin e amnistisë
(e plotësuar)
Edhe pas leximit të dytë, pasditen e sotme, deputetët e Kuvendit të Republikës Kosovës sot, kanë miratuar Ligjin për amnisti, me 90 vota Pro, 17 Kundër dhe një abstenim. Votimi me shumicë votash është bërë edhe përkundër faktit se u refuzuan amandamentet e propozuara.
Mbledhja pas këtij votimi u ndërpre, për të vazhduar në orën 15, kur ky projektligj, për të cilin pati kundërshtime nga një pjesë e opozitës dhe të shoqërisë civile, do të shqyrtohet në lexim të dytë, pra përfundimtar, dhe të votohet për të.
Në mbledhje në momentin e votimit ishin të pranishëm 109 deputetë, ndërsa kundër u deklaruan 17 dhe 1 abstenoi.
Mediat e Prishtinës raportojnë se mbledhja e Kuvendit pas këtij votimi është ndërpre, për të vazhduar në orën 15, kur ky projektligj do të shqyrtohet në lexim të dytë, pra përfundimtar, dhe të votohet për të.
Votimi i dytë dhe final për këtë ligj, pritet të bëhet po sot, gjatë seancës së pasditës.
Drafti është prezantuar para deputetëve nga zëvëndëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Ai ka thënë se projektligji trajton çështjen e amnistisë konform kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Më pas, gjatë debateve, Projektligji është mbështetur nga partitë e koalicionit, PDK, AKR dhe pakicat. Po ashtu, edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK i kanë dhënë mbështetje, transmeton ReL.
Në emër të LDK-së, deputeti Haki Demolli ka thënë me heqjen e nenit tre nga ky projektligj janë plotësuar kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu që edhe është mbështetur për aprovim.
Ndërkaq në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ardian Gjini ka vlerësuar se versioni i sotëm i projektligjit e përjashton mundësinë e faljes së krimeve të rënda ordinere andaj edhe i ka dhënë mbështetje miratimit të tij.
Edhe kësaj radhe, lëvizja Vetëvendosje ka qenë kategorike kundër miratimit të projektligjit të amnistisë.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se projektligji nuk i plotëson standardet ndërkombëtare dhe si i tillë nuk duhet të miratohet.
Ky Ligj buron nga Marrëveshja 15 pikëshe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Përmes këtij ligji ishte menduar të amnistohen strukturat paralele ilegale në veri të cilat sipas marrëveshjes më pas do të fillonin integrimin në strukturat legale të Kosovës.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










