Lajme
Miratohet Ligji kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja
Për miratimin e këtij ligji votuan 60 deputetë, 17 votuan kundër ndërsa 2 deputetë abstenuan. Ky ligj parashikon dënime deri 15 vjet burg për ata që marrin pjesë në luftë
Pas një debati të gjatë, Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten mbrëma, Ligjin që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat dhe formacionet e huaja. Ky ligj që parashikon dënime deri 15 vjet burg, për ata që marrin pjesë ose rekrutojnë persona për luftë, mund të jetë funksional pas dy javësh, sapo Ligji të nënshkruhet nga Presidentja dhe të dalë në gazetën zyrtare.
Për miratimin e këtij ligji votuan 60 deputetë, 17 votuan kundër ndërsa 2 deputetë abstenuan. Kundër u deklaruan kryesisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan që këtij ligji t’i bashkohen edhe 9 amendamentet shtesë, që nuk sanksionojnë pjesëmarrjen eventuale në konfliktet e rajonit ku ka shqiptarë.
Deputetët e Vetëvendosjes thanë se nuk janë kundër këtij ligji por kundër emertimit të tij. Sipas Rexhep Selimit, deputet i Vetëvendosjes, ligji duhet të specifikohet si ligj që sanksion pjesëmarrjen në luftërat terroriste.
Ky Ligj u fut në rend të ditës me propozim të deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, i cili kryeson Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri. Sipas tij, ky Ligj është i qartë dhe ka për qëllim parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit.
“Ky nuk është ligji më i miri në botë, por aktualisht në rrethanat në të cilat gjendet vendi është i domosdoshëm që të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Përmbajtja e Ligjit është parandalimi i njerëzve që t’u bashkohen organizatave të ndryshme, potencialisht terroriste”, ka thënë deputeti Haradinaj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thonë se rreth 300 persona nga Kosova janë përfshirë deri më tani në luftë në Siri apo edhe në Irak. Organet e ndjekjes penale në Kosovë kanë konfirmuar se po zhvillojnë hetime nën dyshime për përfshirje në rastet që ndërlidhen me terrorizmin ndaj 135 personave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













