Lajme
Miratohet kundërmocioni për reciprocitet me Serbinë
Ai parasheh që Qeveria të ketë kompetenca të plotë për zbatimin e masave të reciprocitetit duke shfuqizuar të gjitha vendimet tjera

Me 59 vota për, 41 kundër dhe 1 abstenim, është rrëzuar mocioni i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, duke mbetur në fuqi ai i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili parasheh që Qeveria e Kosovës të ketë kompetenca të plotë për zbatimin e masave të reciprocitetit dhe duke shfuqizuar të gjitha vendimet e tjera.
Rekomandimet e mocionit të PDK-së janë:
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret marrëveshjet e arritura në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përmes procesit të dialogut dhe mbështet zbatimin e tyre tërësishëm.
2.Qeveria në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të vendos të masat përkatëse reciproke për mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe implementimin e konkluzioneve të arritura e saj, të ketë kompetenca të plota në zbatimin e masave të reciprocitetit.
3. Qeveria obligohet t’i raporton Kuvendit lidhur me mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe reciprocitetit.
4. Ky vendim hyn në fuqi ditën e votimit dhe shfuqizon vendimet në lidhje me këtë çështje.
Në përmbyllje të debatit, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në 100 vjetorin e pavarësisë dhe 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më stabil se tash.
Ai ka shprehur përkushtimin se do të do të vazhdohet të punohet me përkushtim të mëdha për perspektiven evropiane, duke respektuar standardet evropiane.
Sipas tij, e ardhmja jonë evropiane nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e ligjit dhe të kushtetutës, por mbi të gjitha ka të bëjë me Kosovën evropiane, duke shtuar se Kosova evropiane nuk ndërtohet me bllokada.
Shef i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se Kosova është përcaktuar për ekonomi të lirë të tregut, garanton lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Sipas tij, për një kohë të gjatë Kosova është thirrur në logjikën e arsyes së ligjshmërisë, respektimit të marrëveshjeve për ekonomi të lirë, në respektimin e ndërsjellë në gjithë vendet e shtetet, duke përfshirë edhe Serbinë.
Sipas tij, ajo që ka ndodhur më 14 janar dëshmon qartë se disa koleg tanë keqpërdorën qëllimin e sinqertë dhe korrekt. Ai ka bërë thirrje që të debatohet në institucione të largohet debati nga rruga.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka dhënë detaje rreth protestës së 14 janarit. Ai ka thënë se Vetëvendosja, si organizatore e kësaj proteste në kundërshtim me ligjin për tubime publike nenin 6 paragrafi 2, nuk ka paralajmëruar Policinë e Kosovës për organizimin e kësaj proteste.
Sipas tij, në zbatim të planit operacional, Policia e Kosovës ka angazhuar 350 pjesëtarë dhe 140 operativ të njësive të specializuar.
Ai ka shtuar se në Merdare kanë qenë rreth 800 protestues, ndërsa në Dheun e Bardhë rreth 700. Bilanci i protestës në Merdare ka qenë 29 zyrtar policor dhe disa aktivistë të Vetëvendosjes të lënduar, ndërsa janë arrestuar 146 persona.
Ministri Rexhepi ka thënë të ketë kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës hetim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës gjatë protestës.
Por shefi Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se padyshim që bisedimet, mënyra e fillimit dhe realizimit të tyre pashmangshëm lidhen edhe me ngjarjet që pasuan më vonë dhe pse jo me 14 janarin, jo me arsyetimin që ndodhi në rrugë, por me një qasje jo serioze dhe jo kompetente dhe të papërgjegjshme të Qeverisë.
Sipas tij, LDK është për bisedime të përgatitura, por është edhe ratifikim të këtyre marrëveshjeve në këtë kuvend.
Deputeti dhe njëherë lideri i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të dialogut në Bruksel, Kosova në arenën ndërkombëtare shihet si Kosovë e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, kot shpenzohen para të buxhetit të Kosovës për imazhin e Kosovës, imazhin Qeveria po e betonon në marrëdhënie me Serbinë ku ashtuquajturi proces i normalizimit po e ndryshon Kosovën dhe jo Serbinë.
Kurti ka deklaruar se Kosova është bërë shtet që e heq fjalën republikë nga emri vet karshi Serbisë, është bërë shtet pa integritet që eliminon pikat kufitare ndaj Serbisë, duke i shndërruar në pika kaluese.
Sipas tij, me aksionin e 14 janarit Vetëvendosja synonte që t’ ja merrte pushtetin Serbisë dhe t’ja jepte shtetit Kosovës që ai të forcohet.
Ndërsa Visar Ymeri, shef i GP të Vetëvendosjes, ka thënë se tendenca e qeverisë për normalizim të marrëdhënieve me Serbin sjell nënshtrim politik e ekonomik ndaj Serbisë.
Duke e quajtur mocionin e PDK-së si qesharak, ai ka vlerësuar se me këtë mocioni Kosova po i nënshtrohet Serbisë.
Në seancë ka pasur një debat të gjatë, ku kanë dhënë mendimet e tyre edhe shume deputetë të pozitës dhe opozitës.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit