Lajme

Miratohet krijimi i Institutit për krime të luftës

Ky institut ka për detyrë hulumtimin e krimeve të bëra në periudhën 1990-1999

Qeveria e Kosovës ka kumtuar krijimin e Institutit për Krimet e Luftës. Ky institut ka për detyrë hulumtimin e krimeve të bëra në periudhën 1990-1999.

Ky propozim është bërë në mbledhjen e Qeverisë nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai ka thënë se Instituti përveç krimeve të luftës do të merret edhe me dëmet e luftës të shkaktuara në periudhën e sipërpërmendur.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar edhe krijimin e Këshillin Konsultativ për Drejtësi, i cili ka për qëllim avancimin e sistemit të drejtësisë dhe organeve tjera prokuroriale dhe gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, siç njofton Koha ka bërë të ditur se ky Këshill do t’i ketë 15 anëtarë dhe do ta ketë emërimin nga një bazë e veçantë, nga Qeveria, Presidenti, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe shoqëria civile, ndërsa do ta ketë edhe kryetarin e vetë.