Fotolajmi
Miratohet deklarata “kompromis” për klimën në G-20
Krerët e shteteve anëtare të Grupit të 20-ës janë pajtuar për të miratur një deklaratë të përbashkët “kompromisi” nga samiti në Hamburg, duke marrë në konsideratë tërheqjen amerikane nga traktati i Parisit për klimën.
Deklarata thotë se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojë ngushtë me vendet e tjera, duke i ndihmuar ata që të përdorin lëndët djegëse fosile të pastra dhe më efikase dhe do të ndihmojnë me krijimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe të pastër.
“Ne kemi marrë parasysh vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga traktati i Parisit. Udhëheqësit e anëtarëve të tjerë të G20-ës konfirmuan angazhimin e tyre për traktatin e Parisit për klimën”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.
G-20 bën thirrje për luftë kundër proteksionizmit dhe për të inkurajuar tregtinë e lirë.
Udhëheqësit botërorë u shprehen të kënaqur me vendimet e miratuara në takimin dyditor të G20-ës.
Nikoqirja e forumit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është e kënaqur për shkak se të gjitha vendet e Grupit, duke përjashtuar Shtetet e Bashkuara, u dakorduan për zbatim të shpejtë të traktatit të Parisit për klimën.
“Ne kemi arritur rezultate të mira në disa zona, pavarësisht bllokadës nga ana e Shteteve të Bashkuara për shkak të klimës”, shpjegoi Merkel.
Ajo tha se ishte e kënaqur nga takimi me Putinin dhe Trumpin, duke shprehur shpresën se dialogu mes dy liderëve do të vazhdojë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, vuri në dukje se është “krijuar ekuilibri i nevojshëm” për çështjet klimatike dhe tregtisë. Ai e përshëndeti marrëveshjen për të luftuar financimin e terrorizmit.
Macron njoftoi se do të organizojë një samit të ri mbi ndryshimet klimatike më 12 dhjetor, në përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes klimatike të Parisit.
Sipas presidentit rus, Vladimir Putin, kanë gjetur kompromis “optimal” mbi çështjen e klimës, e cila ndan liderin amerikan Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë botërorë të samitit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












