Lajme
Miratimi i raportit të Martyt, dëmton Kosovën
Hoxhaj: "Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in dhe ajo kërkon që të ketë një proces të gjithanshëm i investigimit"
Delegacioni kosovar që ishte në Strasburg, ka vlerësuar se miratimi i raportit të Dick Martyt në formë të rezolutës nga ana e Këshillit të Evropës, është një hap që dëmton Kosovën.
Anëtari i delegacionit, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se tani, Qeverisë së Kosovës i mbetet të punojë ngushtë me EULEX-in, për t’i mbyllur njëherë e mirë pretendimet për trafikim organesh.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in dhe ajo kërkon që të ketë një proces, i cili është proces i gjithanshëm i investigimit, i pavarur dhe shumë transparent, me qëllim që të ofrohet një qartësi. Ky proces të fillojë sa më shpejt, me qëllim që imazhi i Kosovës të mos jetë edhe më tej i dëmtuar në botë”, tha Hoxhaj.
Në rezolutë është kërkuar që EULEX-i të jetë ai që do të merret me hetimet e ngritura në raportin e Martyt, në të cilin edhe kryeministri Hashim Thaçi akuzohet se është i përfshirë në “rrjetin e trafikimit me armë, drogë dhe organe njerëzore”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













