Shqipëria
Gazetarët reagojnë pas miratimit të “antishpifjes” nga Kuvendi
Shoqatat e gazetarëve njoftojnë se do të nisin “një fushatë të gjerë informimi"

Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar pas vendimit të Kuvendit për të miratuar paketën “anti-shpifje”. Duke dënuar këtë vendim të deputetëve shqiptarë, gazetarët i bëjnë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin që, sipas tyre, synon të kontrollojë median online.
Shoqatat e gazetarëve njoftojnë se do të nisin “një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.
Njoftimi i plotë
Në përfundim të votimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të projektligjeve “antishpifje”, rrjeti i organizatave shqiptare përfaqësuese të gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut bën këtë deklaratë:
1-Ne dënojmë vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar projektligjet në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.
2-Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të mos e dekretojë këtë projektligj.
3-Ne bëjmë të ditur se do të nisim një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
4-Ne u bëjmë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive.
5-Ne angazhohemi të mbështesim çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojë një ligj i tillë.
Lista e organizatave firmëtare:
Këshilli Shqiptar i Medias
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
BIRN Albania
Citizens Channel
Faktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Civil Rights Defenders
Instituti Shqiptar i Shkencave
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Qendra Res Publica
Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten