Shqipëria
Mira Murati anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave në Shqipëri
Kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave, Skënder Gjinushi, këtë të martë ka prezantuar anëtaren më të re të këtij institucioni.
Ajo do të jetë shqiptarja e suksesshme në fushën e informatikës, Mira Murati.
Murati ishte edhe në krye të platformës ChatGPT.
Profil i shkurtër, paraqitur në Asamble nga Kryetari i ASHSH akademik Skënder Gjinushi:
Ermira (Mira) Murati është studiuese e drejtuese ekzekutive në degëzimet më të reja të shkencave të informatikës; përgjegjëse në të mirënjohurën “Open Artificial Inteligence” që nga viti 2018.
Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si studiuese prej më shumë se shtatë vjetësh dhe u bë zyrtari kryesor i teknologjisë, duke udhëhequr punën në ChatGPT.
Është supervizore e përparimeve teknike dhe e drejtimit të projekteve shkencore parësore të “Open AI”, duke përfshirë zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të avancuara të inteligjencës artificiale.
Me emrin e saj lidhen arritje nga më të rëndësishmet në zhvillimin e disa prej produkteve më të shquara të “Open AI”, duke përfshirë serinë e modeleve gjuhësore të “Transformerit të Paratrajnuar Gjenerues” (GPT).
Veprimtaria e saj përfshin shtyrjen e kufijve të mësimit të makinerive, ndërkohë që mbron përdorimin e përgjegjshëm e etik të teknologjive të AI.
Është vlerësuar nga autoritetet teknologjike për një aftësi të shkëlqyer të demonstruar për të mbledhur me sukses ekipe me ekspertizë teknike, mendjemprehtësi tregtare dhe gëzon një vlerësim të thellë për rëndësinë e misionit, duke ndihmuar në ndërtimin e disa prej teknologjive më emocionuese të AI, të papara ndonjëherë më parë.
Rekomandues janë akademik Anastas Angjeli dhe prof. Dhimitër Tole, që e cilësojnë kandidaten si një nga personalitetet më të njohur sot në fushën e zhvillimeve teknologjike dhe të inteligjencës artificiale.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











