E-Diaspora
Mira Kola shpreson në ndonjë mrekulli
Por, Mira Kola do të duhet të dëbohet. Ajo dhe familja e saj në Gjermania kanë ardhur në vitin 2015, të arratisur nga një kërcënim për gjakmarrje
Përgatitje të ushqimit për 123 persona të moshuar ne qendrën e azilit të të moshuarve “Haffkrug” në Scharbeutz. Punë me ndërrime, bile edhe gjatë fundjavës, apo edhe festave, shqiptarja Mira Kola e bën me dëshirë përgatitjen e ushqimit.
“Për mua, qëndrimi këtu është shumë i këndshëm, të gjithë më respektojnë dhe i respektoj”, pohon kuzhinierja shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Por, Mira Kola do të duhet të dëbohet. Ajo dhe familja e saj në Gjermania kanë ardhur në vitin 2015, të arratisur nga një kërcënim për gjakmarrje.
Por familja shqiptare nuk mund të qëndrojë më në Gjermani, edhe pse për Mira Kolën ka shumë nevojë. Jürgen Plötzner, menaxhues i qendrës pohon se dëbimi i saj eventual është një tragjedi për stafin, përcjell Albinfo.ch. Vetëm në këtë rrethinë, në fushën e gastronomisë, institucionet kanë nevojë për 2.500 fuqi punëtore dhe kjo mungesë mund të vërehet edhe në Haffkrug.
Tre muaj me radhë kjo qendër ka qenë në kërkim të fuqisë punëtore, derisa nuk e gjejnë Mira Kolën.
“Në sferën e pastrimit dhe kuzhinës ne kemi shumë mungesë, tregu është i zbrazët. Po përpiqemi të gjejmë fuqi punëtore për një periudhë më të gjatë”, deklaron menaxhuesi, informon Albinfo.ch.
Për të parandaluar dëbimin e Mira Kolës, një grup i të moshuarve dhe stafi kanë iniciuar një peticion online. Qendra po bën përpjekje për t`ia mundësuar një trajnim profesional, megjithatë pa lejeqëndrim të rregullt, gjithçka është duke shkuar vështirë.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











