Lajme
Miqtë e Kosovës në aksion për të sjellë investime
Politikanë e ekonomistë të njohur zviceranë, gjermanë e austriakë, janë bërë bashkë për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik
Në përpjekje për të zbutur nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë, e cila llogaritet të jetë deri në 40 përqind, miqtë ndërkombëtarë, tashmë kanë ndërmarrë edhe një iniciativë të re.
Miqtë e Kosovës tentojnë që nëpërmjet emrave të njohur të politikës dhe ekonomisë si Erhard Busek, Ulrike Lunacek apo Christoph Zöpel, të sjellin investitorë të huaj.
Kështu, Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) me seli në Vjenë të Austrisë, ka themeluar një komitet të patronancës (mbikëqyrjes), me qëllim të rritjes së përkrahjes për investimet e huaja dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Komiteti i nivelit të lartë i përbërë nga personalitete ndërkombëtare të jetës akademike, ekonomike, politike dhe shoqërore do të përkrahin aktivitetet e promovimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Evropës Perëndimore.
Numri i personaliteteve që do të përbëjnë këtë komitet do të rritet me kohë, kurse për fillim atë e përbëjnë emra të njohur të politikës Evropiane si Erhard Busek, ish-zëvendës kancelar i Republikës së Austrisë dhe koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Në këtë komitet, është përfshirë edhe Christoph Darbellay, anëtar i Parlamentit zviceran dhe kryetar i Partisë Popullore Kristiane Zvicerane (CVP/PDC).
Bashkë me të, në këtë organ mbështetës për zhvillimin ekonomik të Kosovës, do të bëjë pjesë edhe Franz Fischler, ish-komisioner i Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural si dhe Ulrike Lunacek, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe zëdhënëse për Punët e Jashtme e Partisë së Gjelbër Evropiane.
Përpjekjeve për ta ndihmuar shtetin e ri, në kuadër të këtij komiteti do të bëjë pjesë edhe një figurë me profil të lartë sic është Josef Mayer, ish-zëvendësministër i Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë i Republikës së Austrisë.
Në këtë rast, ai do të bashkëpunojë në kuadër të kësaj nisme edhe me Christoph Zöpel, ish-ministër Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, profesor në Universitetin Gjermano-Jordanez në Amman, Profesor në Universitetin Teknik të Dortmundit.
Tash me formimin e këtij komiteti, shpresohet se me përvojën dhe me reputacionin e tyre të lartë, anëtarët e tij do ta ndihmojnë promovimin edhe më shumë të bashkëpunimit ekonomik dhe të ndikojnë në vazhdimin e përkrahjes së shteteve euro-perëndimore për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kush janë miqtë e Kosovës: Erhard BusekErhard Busek ka shërbyer si Zëvendës-Kryeministër i Austrisë nga viti 1991 deri më 1995. Ai ishte edhe Koordinator Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore (2002-2008).Christophe DarbellayChristophe Darbellay është anëtar i Parlamentit Zvicerran dhe Kryetar i Partisë Popullore Kristiane Zvicerrane (CVP/PDC).Franz FischlerFranz Fischler ka shërbyer si Komisioner i Bashkimit Evropian për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Peshkim (1995-2004). Nga viti 1989 deri më 1994 Fischler ishte Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Austri, ndërsa nga viti 2012 kryetar i Forumit të Alpbahut.Ulrike LunacekUlrike Lunacek ishte anëtare e parlamentit austriak dhe nga viti 2009 është anëtare e Parlamentit Evropian. Ulrike Lunacek është momentalisht raportuese e parlamentit evropian për Kosovën dhe zëdhënëse e Partisë së Gjelbërt Evropiane për punët e jashtme.Josef MayerJosef Mayer ka shërbyer në të kaluarën si Zëvendës-Ministër i Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë i Republikës së Austrisë.Christoph ZöpelIsh Ministër Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Profesor në Universitetin Gjerman-Jordanian në Aman dhe profesor nderi në Universitetin e Dortmundit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










