Tematike
Minstri Cassis: Zvicra mund t’i japë fund krizës së koronës brenda disa javësh
"Ne i kemi paratë, dozat e vaksinimit, një sistem të mirë furnizimi, logjistikë të klasit të parë dhe kanale komunikimi me bazë të gjerë"
Ministri federal zviceran i punëve të jashtme, Ignazio Cassis është i bindur se Zvicra mund t’i japë fund krizës së kovidit brenda javëve.
Ai deklaroi këtë para delegatëve në kuvendin e FDP-së, në Biel, raporton srf.ch.
“Ne i kemi paratë, dozat e vaksinimit, një sistem të mirë furnizimi, logjistikë të klasit të parë dhe kanale komunikimi me bazë të gjerë”, ka thënë Cassis.
Sidoqoftë, vendi aktualisht po përjeton tepër shumë agresivitet dhe po mbizotëron një klimë urrejtëse, transmeton albinfo.ch. “Shumica e vendeve në botë kanë shumë më pak vaksina, ndërkohë që ne ndeshemi me luksin të mos kemi mjaft njerëz të gatshëm për tu vaksinuar”.
Cassis u ka bërë thirrje njerëzve të marrin përgjegjësinë dhe të vaksinohen, përcjell albinfo.ch. “Kjo është mënyra e vetme që ne të heqim qafe virusin, certifikatën Covid dhe të gjitha masat e tjera që kufizojnë lirinë”.
Cassis vazhdoi duke thënë se kriza e koronës ka përforcuar një tendencë që ekzistonte edhe më parë: atë të pritjes së ndihmave shtetüerore. Shteti, me të drejtë ka ndihmuar viktimat e pandemisë me paratë e taksapaguesve. Por tani kemi “pritje që ndihma shtetërore të rrjedhë përjetësisht”.
“Ne duhet t’i kthehemi normalitetit dhe përgjegjësisë më personale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë mes tjerash ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili vjen nga Partia Liberale (FDP).
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











