Kosova
Ministrja Xhaçka: Kemi folur me të gjithë shqiptarët në Ukrainë
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, foli sot në Open për sulmin rus ndaj Ukrainës. Ajo tha se është diçka e rëndë të ndodhë në vitin 2022.
“Është e rëndë që në vitin 2022 të zhvillohet një luftë e tillë, pa asnjë arsye. Pavarësisht investimeve që ka bërë ushtria ukrainase, është përballë një ushtrie të fuqishme, ndër më të fuqishmet në botë. Nuk ka pasur një sulm të Ukrainës ndaj Rusisë, as ndaj republikave popullore të Doneskut. Kjo është fushatë ruse, me sajesa e lajme të rreme që donin të justifikonin këtë akt. Është më tepër se një sulm rus”.
Kjo është luftë botëtore që nis me Ukrainën, jeni dakort?
S’do e thosha këtë, por është një luftë kundër gjithë sistemit që ka ngritur Europa sot. Prandaj dhe Shqipëria ka mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe kjo është në respekt të kartës së OKB-së.
A zgjidhet kjo vetëm me sanksione?
Ndoshta bota sot ndodhet në prag të një Mynihu të dytë, për të parë nëse vendet e Europës do t’i hapin rrugë Rusisë apo jo.
A do të sulmohet Rusia?
Nuk flasim për diçka të tillë, por do koordinohemi me të gjithë partnerët. Reagimi i Europës do të jetë shumë i fortë, për ta bërë Rusinë të paguajë.
Keni dijeni për qytetarët shqiptarë në Ukrainë?
Patjetër, janë pak shqiptarë atje me familje të krijuar prej vitesh. MEPJ u bëri thirrje të largohen nga Ukraina, vumë në dispozicion numra kontakti për ta.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











