Lajme
Ministrja Sommaruga anulon pushimet – për shkak të krizës së afërt energjetike
Sommaruga fillimisht kishte planifikuar të kalonte disa ditë në Trieste, Itali këtë javë, tha Emanuela Tonasso, zëdhënëse në UVEK
Ministrja Federale, Simonetta Sommaruga, ka vendosur të mos shkojë në pushime jashtë vendit për shkak të situatës së tensionuar në furnizimin e Zvicrës me energji elektrike, transmeton albinfo.ch. Departamenti Federal për Mjedisin, Transportin, Energjinë dhe Komunikimet (UVEK), të cilin e drejton Sommaruga, konfirmoi një raport të mediave lidhur me këtë.
Sommaruga fillimisht kishte planifikuar të kalonte disa ditë në Trieste, Itali, këtë javë, tha Emanuela Tonasso, zëdhënëse në UVEK, të premten, me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA.
Ministrja e Energjisë aktualisht është në kontakt të ngushtë me ekspertët dhe homologët e saj jashtë vendit, vazhdoi UVEK.
Revista “Schweizer Illustrierte” ka raportuar fillimisht për ndryshimin e planeve të pushimeve të Sommarugës.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












