Lajme
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza Spiropali, pasnesër në Athinë pritet me interes të madh.
Me fokus të veçantë te diaspora shqiptare në Greqi, ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza Spiropali, pritet të zhvillojë pasnesër vizitën e saj të parë zyrtare në Athinë, një vizitë që po ndiqet me interes të madh si nga qarqet politike, ashtu edhe nga komuniteti shqiptar atje.
Shembull i qartë i kësaj qasjeje është intervista e saj për gazetën greke Ta Nea, ku Spiropali shprehet e vendosur se vjen në kryeqytetin grek për të diskutuar “për gjithçka” me homologun e saj grek, Jorgo Gerapetritis, duke e cilësuar Greqinë si një partner strategjik për Shqipërinë.
Në intervistën e saj, ministrja shqiptare i kushton rëndësi edhe rolit të diasporës shqiptare në Greqi, duke deklaruar se do të ngrejë çështje që lidhen me lehtësimin e procedurave administrative, futjen e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat greke, apo edhe finalizimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore, e cila do të garantojë njohjen e drejtë të pensioneve dhe kontributeve për emigrantët shqiptarë në Greqi.
Në dy prej katër pyetjeve të intervistës, referuar axhendës së bisedimeve, kryediplomatja shqiptare thekson se dialogu do të jetë gjithëpërfshirës, “360 gradë”, siç shprehet ajo, duke përfshirë si bashkëpunimin ekzistues, ashtu edhe fushat ku ka hapësirë për përmirësim të mëtejshëm, përcjellin emdiat e Tiranës.
Gjithashtu, Spiropali ndalet edhe te procesi i integrimit evropian, duke e cilësuar atë si një objektiv strategjik dhe një domosdoshmëri praktike për Shqipërinë. Ajo vlerëson mbështetjen e Greqisë edhe në vitet e kaluara, edhe tani, dhe shprehet optimiste se presidenca greke e BE-së në vitin 2027 do ta mbajë zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor në qendër të axhendës evropiane.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










