Kosova

Ministrja Haxhiu dëshmon në Prokurorinë Speciale për rastin e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të dëshmojë sot para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit.

Ajo kishte njoftuar dy javë më parë që ishte ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar, duke thënë që kjo kishte ardhur bazuar në një postim në përvjetorin e vdekjes së aktivistit.

Prokurori i Shtetit, Afrim Shefkiu, ka kërkuar nga Haxhiu që të japë dëshminë e saj në lidhje me këtë çështje, përcjell albinfo.ch.