Kosova
Ministrja gjermane: Vendimi për vizat i vonuar, por hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE
Pas lajmit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ka pasur reagime të shumta edhe nga partnerët ndërkombëtarë, përcjell albinfo.ch.
Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën pranë Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ajo shkroi në Twitter se vendimi ishte i vonuar prej kohësh, por është hap i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE.
“Sot Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht liberalizimin e vizave për #Kosovën! Vendim i vonuar prej kohësh! Hap i rëndësishëm drejt #integrimit në BE + përfitim konkret për popullin kosovar”, shkroi Luhrmann.
Vendimi për vizat do të nënshkruhet sot zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.
Ky akt do të nënshkruhet pikërisht nga presidentja e PE-së dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Roswall, e cila e përfaqëson Këshillin e BE-së në emër të kryesuesit të radhës.
Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas ceremonisë, Bislimi e Gërvalla do të mbajnë edhe një konferencë për media, kanë njoftuar nga Qeveria.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














