Kosova
Ministrja e Jashtme e Kosovës përplaset me ambasadoren serbe në Maqedoni
Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla tha se njohja reciproke është zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë derisa kjo shkaktoi reagimin e palës serbe
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në fjalën e saj në “Forumin e Prespës”, ka thënë që Kosova është lodhur nga dialogu Kosovë-Serbi për vite me radhë dhe ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje, duke prezantuar si të tillë njohjen reciproke midis dy vendeve.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur një replikë nga ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, e cila në atë moment ka qenë pjesë e publikut.
Meqenëse ministri i Jashtëm serb nuk ishte prezent, ambasadorja ka marrë fjalën, dhe në emër të qeverisë serbe është shprehur se Serbia nuk mendon për njohje reciproke, por për lehtësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas saj, njohja reciproke nuk është në tavolinën e dialogut në Bruksel.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë pjesëmarrjes në panelin e ministrave të Jashtëm të rajonit në këtë forum theksoi se SHBA-të sigurojnë mbështetje të plotë për dialogun Kosovë-Serbi.
Mathew Palmer shtoi se Brukseli dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë gjithashtu mbështetjen e plotë të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në forumin e sotëm marrin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Konferenca, e cila është titulluar ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











