Kosova
Abazoviq për sulmin në veri: Kosova kishte paralajmëruar, ndërkombëtarët të marrin përgjegjësi
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur sot për situatën mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa u shpreh se Kosova kishte paralajmëruar se në veri ka kriminelë dhe ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë në këtë tension.
“Unë pres nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë, por dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk munden me larë duart prej kësaj pune. Ka pasur shumë paralajmërime se atje ka njerëz që janë kriminelë dhe ka krim të organizuar. Ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. Duhet të themi gjërat ashtu siç janë nëse duam të kemi ardhmëri”, u shpreh ai, raporton euronews.
Sa i përket deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për praninë e KFOR-it në veri të Kosovës, ai u shpreh se çdo përpjekje e kryeministrit shkon për të patur paqe në rajon, përcjell albinfo.ch.
“Veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, deklaroi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










