Lajme
Ministrja e Financave në Zvicër kritikon pengesat për rikthimin e bonuseve
Ministrja zvicerane e financave, Karin Keller-Sutter ka kritikuar pengesat ligjore që pengojnë rikthimin e bonuseve të drejtuesve të kompanive, raporton, swissinfo, përcjell albinfo.ch.
E pyetur nëse ish-drejtorët e bankës zvicerane “Credit Suisse” duhet të paguajnë një pjesë të bonuseve të tyre, ajo u shpreh se Kodi Zviceran i Detyrimeve parashikon përgjegjësi.
Në muajin mars kjo bankë u detyrua në një blerje urgjente nga rivalja UBS për të shmangur falimentimin, teksa shkatërrimi i institucionit bankar 167-vjeçar shkaktoi valë tronditëse në sistemin financiar global dhe po konsiderohet si një siklet i rëndë në Zvicër.
Keller-Sutter ndër të tjera u shpreh se publiku nuk dëshiron që pagat e larta të paguhen pa marrë asnjë përgjegjësi.
“Bonuset duhet të dizajnohen në atë mënyrë që të mos inkurajojnë marrjen e tepërt të rrezikut”, ka thënë ajo.
Keller-Sutter ka qenë jashtëzakonisht kritike ndaj menaxhmentit të “Credit Suisse” që nga marrja e kontrollit, duke thënë se ata nuk arritën të “merrnin përgjegjësi për veten, për punonjësit, për klientët e saj, por edhe për Zvicrën”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












