Kosova
Ministrja e Ekonomisë: Shpresojmë që furnizimi i ujit të kthehet së shpejti, së paku në disa prej komunave
Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka vizituar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, pas sulmit të ditës së premte.
Ajo ka bërë të ditur se aktualisht rrjedhja e ujit është me një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, që sipas saj, është e mjaftueshme për të furnizuar poçet e KEK-ut për ftohje, ndërsa shtoi se shpresojnë që furnizimi me ujë të kthehet së shpejti në së paku disa prej komunave.
“Vizituam edhe kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi terrorist i mbrëmshëm, aty pamë se zgjidhja që është ofruar nga inxhinierët e Ibër-Lepencit dhe kontraktorit është duke funksionuar. Aktualisht rrjedha e ujit është me një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, që është e mjaftueshme për të furnizuar poçet e KEK-ut për ftohje, mirëpo shpresojmë që së shpejti do të mund të fillojë edhe furnizimi me ujë në së paku disa prej komunave”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ajo ka deklaruar se ka vizituar edhe autobotët në rajonin e Mitrovicës.
“Përgjatë kësaj dite vizituam edhe autobotët në rajonin e Mitrovicës, për të siguruar ujë për qytetarët deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit. Kompanitë Rajonele të Ujësjellësit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë vendosur autobotë në pikat si vijim: në Mitrovicën e Veriut në lagjen e Boshnjakëve, dhe gjithashtu në tri lokacione në Mitrovicën e Jugut duke përfshirë këtu edhe në shesh. Në Zveçan është vendosur një autobotë afër Kuvendit Komunal, ndërsa gjithashtu edhe në Drenas, Skenderaj dhe Fushë Kosovë”, u shpreh ajo.
Rizvanolli ka thënë se do të vazhdojnë të vëzhgojnë situatën me kujdes, në veçanti atë të furnizimit të KEK-ut me ujë të mjaftueshëm për ftohje të termocentralit Kosova B.
“Ne do të vazhdojmë ta vëzhgojmë situatën me kujdes, veçanarisht rreth furnizmit të KEK-ut me ujë të mjaftueshëm për ftohje të termocentralit Kosova B. Gjithashtu edhe për furnizimin me ujë nga ana e kompanive rajonale dhe institucioneve të tjera”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











