Lajme

Ministrja Çitaku në Bruksel kërkon udhërrëfyesin

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku do të realizoj një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth agjendës evropiane.

Zyra për informim e Ministrisë së Integrimit Evropian, ka bërë të ditur se Çitaku gjatë qëndrimit në Bruksel do të diskutoj edhe për Raportin e Progresit, mandej edhe për mundësinë e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ministrja Çitaku pritet të takohet me komisionerin për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Stefan Fule, drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim, Pierre Mirel, mandej ambasadorin Theodoros N. Sotiropoulos, i cilië shtë përfaqësues i përhershëm i Greqisë pranë Bashkimit Evropian dhe zyrtarë ë tjerë.