Kosova
Konfirmohet marrja e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria
Para pak minutash Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar për mediat e Kosovës se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot, përcjell albinfo.ch.
“Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.
Rama ka thënë se mbetet me shpresë se pas kësaj do të ketë takim me kryeministrin Kurti.
“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti të mërkurën deklaroi se homologun e tij nga Shqipëria do ta takojë vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, në të kundërtën jo, shkruan telegraf.
Madje Kurti përmendi edhe nënshkrimin e këtyre 13 marrëveshjeve si “kusht” për takim.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrim sa i përket takimit me Ramën.
Kryeministri Edi Rama në Prishtinë sot do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











