Lajme
Ministria e Jashtme e Kosovës apelon të shmangen udhëtimet nëpër Serbi
Autoritetet e Serbisë kanë liruar shtetasin e Kosovës, Agim Gjocaj, të cilin e kishte arrestuar para afro dy jave. Derisa në paraburgim vazhdon të mbahet shtetasi tjetër, Nezir Mehmetaj. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka njoftuar për lirimin e Gjocajt derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet në Serbi tash e 10 muaj, shkruan Albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka përsëritur thirrjet ndaj shtetasve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve në diasporë që t’i shmangin udhëtimet nëpërmes Serbisë për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre.
“MPJD bën thirrje që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, e ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë, të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik. Këto veprime janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste. Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht”, thuhet në letrën e MPJD-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










