Kosova
Ministria e Financave ende nuk e ka proceduar draft-buxhetin 2020
Këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna, thotë për Radio Kosovën se kjo ka ndodhur për shkak të rrethanave të reja që janë krijuar në vend pas zgjedhjeve. Megjithatë, analistë të ekonomisë vlerësojnë se dy qeveritë, ajo në largim dhe qeveria në ardhje, kanë plan-programe të ndryshme sa i përket projektbuxhetit për vitin 2020.
Projektbuxheti për vitin 2020 ende nuk ka shkuar në Kuvend për miratim, edhe pse afatet ligjore kanë kaluar që nga data 31 tetor. Këtë e konfirmon për Radio Kosovën këshilltari Politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna.
Megjithëkëtë, projektbuxheti i hartuar nga qeveria në largim është i ndryshëm për sa i përket programit buxhetor nga qeveria e ardhshme. Kështu thotë për Radio Kosovën njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi.
“Dy partitë fituese në zgjedhje, në programin e tyre qeverisë, kanë qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket projektbuxhetit për vitin 2020 me qeverinë aktuale, për faktin se deri më tani pjesa dërrmuese e buxhetit është shpenzuar në asfalt dhe skema sociale, ndërkohë që dy partitë fituese kanë premtuar që pjesa dërrmuese e buxhetit do të shkojë në shëndetësi, arsim, fuqizim të rendit dhe ligjit dhe të sektorit privat, përcjell albinfo.ch.
Me gjithë situatën e krijuar, njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, nuk parasheh krizë buxhetore.
“Praktikat parlamentare kanë treguar se edhe kur kemi pas qeveri funksionale, kanë ndodhur që buxheti nuk është miratuar deri me 31 dhjetor dhe kjo ka qenë për vitin 2019 kur buxheti është miratuar në janar, dhe Ligji për Menaxhimin e Financave Publike ua lejon institucioneve publike që në janar ta shfrytëzojnë një të 12-ën e buxhetit paraprak”.
Sidoqoftë, bazuar në Ligji për Menaxhimin e Financave Publike, parashihet që draft-buxheti të procedohet në Kuvend deri më datën 31 tetor dhe nuk parasheh ndonjë situatë ndryshe në rast se ka zgjedhje apo qeveri në detyrë. Analisti Gashi thekson se sa më shpejt duhet të formohen institucionet e reja, dhe të draftohen orientimet kryesore programore të qeverisë, duke bërë që plani i tyre për qeverisje të reflektojë edhe në buxhetin e Kosovës për vitin 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











