Lajme
Ministria e Drejtësisë ka kërkuar mosekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Kosovës në Bernë, kanë punuar lidhur me rastin e shtetasit kosovar, Shemsi Nuhiu, i cili ditë më parë është ekstraduar nga Zvicra në Serbi.
Menjëherë pas marrjes se informatës lidhur me arrestimin e tij nga autoritetet zvicerane në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, për dyshimin e kryerjes se veprës penale ”Krime Lufte”, Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Kosovës kanë kontaktuar me Departamentin për Drejtësi dhe Polici në Zvicër, për sigurimin e informatave më të detajuara lidhur me ketë rast.
Pas sigurimit të këtyre informatave, MD në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saj, iu është drejtuar me shkrese zyrtare më 28 prill 2011 autoriteteve zvicerane për të kërkuar që Nuhiu mos të ekstradohet në Serbi.
Po ashtu, MD ka argumentuar se Serbia nuk ka kompetence dhe të drejtë për të lëshuar urdhër – kërkim ndërkombëtare kundër shtetasve kosovare, për dyshimin e kryerjes se veprave penale Krime Lufte në territorin e Republikës së Kosovës, pasi që kjo e drejtë hyn në kuadër të kompetencave dhe mandatit të autoriteteve kosovare, në rastet kur ka dëshmi se janë kryer krime lufte në Kosovë.
Ministria e Drejtësisë po ashtu me letrën e datës 10 janar 2012 i është drejtuar me shkrese Sekretarit Gjeneral te Interpolit, duke kërkuar marrjen e veprimeve përkatëse që këto urdhër-kërkime ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia të mos kenë efekt.
Po ashtu, MD në konsultim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Bernë dhe me avokatin e Nuhiut, kanë kërkuar që të shqyrtohet edhe mundësia e transferimit të procedurës penale nga Serbia në Zvicër, në mënyrë që Nuhiut t’i mundësohet një gjykim i drejtë.
Në vijim ne i kemi njoftuar autoritet kompetente që në bazë të nenit 5 parag. 5.1 pika (f) të Ligjit për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kjo Prokurori ka kompetence të veçantë që të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e kësaj natyre dhe kjo prokurori ka qenë e angazhuar në vazhdimësi për krimet e dyshuara të kryera në territorin e Republikës së Kosovës, duke kërkuar transferimin e procedurës penale nga autoritet serbe.
Ministria e Drejtësisë ka qenë e përkushtuar me kapacitetet e plota të saj në këtë rast dhe ka pasur kontakt të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me autoritetet zvicerane, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ambasadën e Kosovës në Zvicër, për mos ekstradimin e Nuhiut në Serbi, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









