Lajme
Ministria e Diasporës rekomandon mërgimtarët: vendosni zinxhirët
MeD i njofton bashkatdhetarët se nëpër pikat kufitare të Hanit të Elezit, Dheut të Bardhë apo Merdares, rrugët janë të kalueshme, por kërkohen pajisje dimërore
Ministria e Diasporës i porosit të gjitha bashkatdhetarët, të cilët do të udhëtojnë për në Kosovë, nëpër pikat kufitare të Hanit të Elezit, Dheut të Bardhë apo Merdares, të jenë të pajisur me goma të dimrit dhe me zinxhirë, për shkak të reshjeve të mëdha të borës që kanë përfshirë Kosovën dhe rajonin.
Ministria e Diasporës, gjithashtu i informon të gjithë mërgimtarët që do të udhëtojnë për në Kosovë, në ditët e ardhshme, se rrugët magjistrale dhe ato rajonale janë të kalueshme, edhe pse me vështirësi, për shkak të shtresës së borës që nëpër zona të caktuara arrin deri në 10 cm, si dhe shtresës së akullit.
“Sipas informatave nga Policia e Kosovës, rrugët nga kalimi kufitar i Hanit të Elezit, Dheu i Bardhë dhe Merdare janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore (zinxhirë apo goma të dimrit), ndërkohë udhëzohen ngasësit që të kenë kujdes të shtuar për shkak të rrugëve të rrëshqitshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Diasporës.
Deri të hënën në mbrëmje, komunikacioni është zhvilluar pa ndërprerje nga të gjitha kalimet kufitare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














