Lajme

Ministria e Diasporës dhe Ambasada Franceze thellojnë bashkëpunimin

Diplomati francez, ambasadori Chabert falënderoi ministrin Valon Murati për pritjen dhe shprehu vullnetin për bashkëpunimin mes Ambasadës franceze dhe Ministrisë së Diasporës

Ambasadori i ri francez në Kosovë, Didier Chabert i ka premtuar ministrit të Diasporës, Valon Murati mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e diasporës. Diplomati Chabert falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe shprehu vullnetin për bashkëpunimin mes Ambasadës franceze dhe Ministrisë së Diasporës.

Këto komente dolën pas një takimi njohës që ministri Murati zhvilloi me ambasadorin e ri francez në Kosovë, Chabert, me të cilin bisedoi për çështje të ndryshme, veçanërisht për fusha që lidhen me diasporën. Ambasadori francez u njoftua për prioritetet që ka ministria për pjesëtarët e diasporës.

Sipas një njoftimi për media, në takimin e zhvilluar u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes MeD-së dhe Ambasadës franceze, për rëndësinë që diaspora ka në zhvillimin ekonomik të vendit, për modalitetet e politikat më të mira në interes të diasporës, por edhe për rëndësinë që ka përfaqësimi i diasporës në institucionet e Kosovës.